“Ylli” , është emri i vendosur nga qeveria për asistentin virtual, i cili do t’u vijë në ndihmë fermerëve për çdo informacion lidhur me bujqësinë dhe orientimin e tregut. Gjatë prezantimit, ministri i Bujqësisë, Andis Salla, tha se përmes këtij portali do të publikohen në kohë reale edhe çmimet e tregjeve dhe pikave të grumbullimit.



