Qytetarët ortodoksë të Lushnje kanë festuar sot "Ditën e Ujit të Bekuar".
Qindra besimtarë morën pjesë në ceremoninë e Theofanisë në kishën e Shën Dhimitrit në fshatit Mazhaj në Lushnje.
Hedhja e kryqit u bë në lumin Seman. Tre djem u hodhën në ujë, ndërsa 23 vjeç ri Ornel Bushi është i riu i cili për të katërtin vit radhazi kapi kryqin. Ai thotë se gjithë vitin e ka mbarësi dhe se do të vazhdojë të garojë çdo date 6 janar.
Besimtarët ortodokse mbushën ujë nga lumi dhe për një vit do ta mbajnë atë në shtëpi .



