Tiramisuja, ëmbëlsira joshëse dhe debatet për origjinën e saj

Tiramisuja, ëmbëlsira joshëse dhe debatet për origjinën e saj

JOSIE DELAP 

“Tiramisu", i pëshpërit personazhi i luajtur nga Rob Reiner protagonistit Sam Baldwin (Tom Hanks) në “Të pagjumë në Siatëll”. "Çfarë është tiramisuja?", e pyet Baldwin, një burrë i ve që po mundohet të rihyjë në botën e takimeve me qëllim për të gjetur një partnere. "Ndonjë grua do të presë që unë ta bëj një të tillë për të dhe unë as nuk e di se çfarë është”, shton ai kurioz. "Do ta dashurosh edhe vetë", e siguron Reiner.

Kur filmi u shfaq për herë të parë në vitin 1993, tiramisuja ishte thjesht një produkt i paketuar për të cilin pak dihej, edhe pse në Amerikë ka prej shumë vitesh komunitete të tëra italianësh. Zyrat e kompanisë filmike “Tristar”, e cila prodhoi filmin, në atë kohë merrnin rreth 30 telefonata në ditë nga shikuesit, të cilët ishin po aq të habitur sa personazhi me fjalën e re. Disa ishin të zhgënjyer kur zbuluan se bëhej fjalë për një ëmbëlsirë; të tjerë, që kishin menduar më keq, u lehtësuan.

Sot tiramisuja është kudo në menutë italiane, nga mensat e thjeshta, te restorantet luksoze në Venecia e deri te ato në Boston. Por origjina e ëmbëlsirës, me shumë gjasë italiane, daton vetëm në vitet '60. Emri i saj ka kuptimin "më ngri lart" nga italishtja: Ada Campeol, një nënë e re e mbytur në punë dhe pronare e restorantit “Le Beccherie” në rajonin Veneto, në veri të Italisë, thuhet se ishte e para që e shpiku ëmbëlsirën. Të tjerë ia lënë këtë meritë Carminantonio Iannaccone, një kuzhinier italian që drejtonte një furrë buke në Italinë e Vogël (Littel Italy), në Baltimorë (SHBA) dhe e kishte marrë me vete recetën kur u zhvendos atje. Guvernatori i Venetos u zemërua kur, në vitin 2016, dy gazetarë që merren me ushqimin hodhën idenë se tiramisuja e kishte origjinën në Friuli-Venezia Giulia, një rajon që kufizohet me Austrinë dhe Slloveninë.

Cilado qoftë origjina e saj, njerëzit kudo që janë mund të dëshmojnë për cilësitë gjallëruese që ka ajo, për shkak të sasisë së madhe të kafeinës dhe sheqerit. Fillon me biskota Savoiardi, versioni italian i ladyfingers, të lehta, të thërrmueshme dhe të etura për të thithur aroma të tjera. Mbushet me kafe ekspres dhe konjak ose rum për të formuar shtresën e errët të pjatës.

Shtresat e mascarpone-s krijojnë kontrastin dhe një shtresë pluhuri kakao përfundon gjithçka. Mënyra e përkryer për të joshur këdo. / The Economist /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy