Një prift italian i punësuar në sekretariatin e shtetit të Vatikanit është shtruar në spital, pasi doli pozitiv me koronavirus.
Prifti ka jetuar për ca kohë në Casa S.Marta, në të njëjtën rezidencë të Vatikanit ku jeton Papa Françesku.
ANSA, raporton se masat parandaluese të parashikuara nga protokollet shëndetësore janë miratuar për rezidencën dhe banorët e saj.
Prifti është personi i pestë që infektohet nga Covid-19 në Vatikan.
Shefi i medias Matteo Bruni, deklaroi me 24 mars se për momentin ka katër raste pozitive me koronavirus.
Këtu përfshihet edhe rasti i parë i lidhur me Selinë e Shenjtë, kur një pacient po trajtohet nga shërbimet shëndetësore të Vatikanit, i cili doli pozitivisht me virus me 6 mars.
Rastet e tjera janë një punonjës i departamentit të mallrave, si dhe dy punonjës të muzeve në Vatikan.
Të katër personat ishin vetizoluar si një masë paraprake, para se ata të dilnin pozitivisht, ndërsa izolimi i tyre ka zgjatur më shumë se 14 ditë.
Dy prej tyre po trajtohen në spital, kurse të tjerët në shtëpi.



