Dekorata ‘Nënë Tereza’, themeluesit të Urdhrit të Infermierit: Vlerësim për përkushtimin në përballje me Covid

Dekorata ‘Nënë Tereza’, themeluesit të Urdhrit të Infermierit: Vlerësim për përkushtimin në përballje me Covid

Presidenti i Republikës Ilir Meta, vlerësoi sot themeluesin e Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë, z.Sabri Skënderi me Dekoratën e lartë “Nënë Tereza”, me motivacionin: “Për humanizmin, sakrificat dhe devotshmërinë e treguar ndër vite në shërbim të shumë jetëve njerëzore; për punën e bërë për rritjen e nivelit profesional dhe standardit të kujdesit ndaj pacientëve, në krye të infermierëve shqiptarë”.

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, Presidenti Meta, duke vlerësuar punën e infermierëve në këtë periudhë të vështirë për shkak të pandemisë, u shpreh:

“Është një moment i veçantë të vlerësoj sot në kushtet e një pandemie që ka përfshirë vendin tonë, por dhe mbarë njerëzimin, një prej infermierëve më të përkushtuar, të kujdesit shëndetësor shqiptar, z.Sabri Skënderi.

Ai është shquar në punën e tij për humanizmin e thellë, profesionalizmin, devotshmërinë dhe sakrificat në shërbim të shumë jetëve njerëzore.

Dekorimi i një prej infermierëve të shquar si z.Sabri Skënderi me dekoratën e lartë ‘Nënë Tereza’, vjen sot edhe si një mesazh solidariteti, inkurajimi dhe mbështetje për të gjithë infermierët dhe mjekët shqiptarë, në përballjen e tyre me një nga viruset më të rrezikshëm që ka goditur njerëzimin, pandeminë COVID-19.

Në kushtet e përkeqësimit dramatik të situatës së COVID-19, do të duhet një rillogaritje force, burime financiare dhe një rivlerësim tërësor i situatës dhe masave të marra në raport me të. Asgjë nuk është më e shtrenjtë se sa jeta dhe shëndeti i qytetarëve tanë.

Të gjitha kapacitetet dhe potencialet tona njerëzore, organizative dhe financiare, do të duhet të vihen në shërbim të tejkalimit të kësaj situate që po kolapsin gradualisht sistemin tonë të shërbimit ndaj pandemisë.

Të nderuar pjesëmarrës uroj që vlerësimi dhe nderimi për z.Sabri Skënderi, të shkojë për të gjithë Urdhrin e Infermierit të Shqipërisë dhe të jetë një motivim më shumë për të gjithë anëtarët e tij, që punojnë dhe sakrifikojnë në shërbim të mijëra jetëve njerëzore.

Urime dhe fjalët më të mira për infermierët dhe mjekët tanë. Shëndet, paqe, lumturi për ju dhe çdo familje shqiptare! Falemnderit!”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy