Kosova trefishon kapacitetet testuese për koronavirusin

Kosova trefishon kapacitetet testuese për koronavirusin

Nga sot në Kosovë do të trefishohen kapacitetet testuese për COVID-19 në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë.

Kapaciteti do të rritet fal shtimit të dy aparaturave për testimin PCR në Institut. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se qëllimi u arrit pas angazhimit të vazhdueshëm për shtimin e numrit të pajisjeve për testim.

“Në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, nga sot, janë shtuar edhe dy aparatura për kryerjen e testeve PCR, për Covid-19. Lajm i mirë është se kapaciteti i testimit do të rritet deri tri herë më shumë se deri tani”, është shprehur Zemaj. Këto dy aparatura janë donacion nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Po ashtu sot është pranuar një donacion prej 15 respiratorëve nga Gjermania.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy