Edhe kjo fundjavë do të jetë e izoluar për qytetarët, por ndryshe nga javët e mëparshme, në qytetet më pak të rrezikuara lëvizja do të jetë e lirë.
Nëpërmjet një videomesazhi në rrjetet sociale, kryeministri njoftoi se për një kohë të pacaktuar, transporti publik do vijojë të jetë i bllokuar.



