Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka reaguar pas videos të publikuar në rrjete sociale teksa një infermiere te spitali i psikiatrisë, ofendon rëndë dhe keqtrajton pacientët.
Video është publikuar në rrjetet sociale ku dëgjohet infermierja t’i thotë pacientes “Çohu o dreq, mos na bëj si e sëmurë. Je me barrë? Ec se po të shk****ej robt”.
Gazetarja Jonida Cakoni, raportoi për MCN Live, se në reagim QSUT shprehet se kanë nisur procedurat për marrjen e masave administrative dhe disiplinore për punonjësen e përfshirë në skandal.
Ndaj saj janë marrë masa administrative dhe disiplinore. Infermierja është pezulluar nga vendi i punës. Nga ana tjetër familjarët shqetësohen për të dhënë deklarim para kamerave, nga ajo që mund t’iu ndodhë familjarëve të tyre që ndodhen të shtruar.
Por sipas pamjeve, shqetësuese janë edhe shtretërit e amortizuar në ambientet e psikiatrisë, si dhe 5-6 shtretër të vendosur në një dhomë.



