Gazetari Besmir Pula në një raportim për MCN TV tha se është përjashtuar pista e vetëvrasjes së 12-vjeçarit nga Gurrë Petrela, i cili humbi jetën në spital.
Do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore që do zbulojë shkakun përfundimtar të vdekjes.
“Nga burime pranë Komisariatit nr.1, të paktën deri në këto momente, referuar dëshmive të familjarëve, burimeve policore dhe bluzave të bardha në QSUT, përjashtohet mundësia e vetvrasjes, edhe pse më herët ishte si pistë e mundshme. Ka qenë vëllai i 12-vjeçarit që ka evidentuar vëllain e tij që ishte në papfingo, nuk ndihej mirë dhe nuk përmendej. Menjëherë i është drejtuar babait. Familjarët e kanë zbritur nga papafingo dhe e kanë dërguar në spital. Por pavarësisht kësaj s’është arritur të shpëtohet jeta e 12-vjeçarit. Ekspertiza mjeko-ligjore do zbulojë shkakun përfundimtar të vdekjes. Nuk ka pasur sëmundje, gjatë gjithë ditës ka qenë në gjendje të mirë, ka ndihmuar të atin”.



