Banorët e lagjes “Emin Matraxhiu” në Elbasan kundërshtojnë vendimin për zgjerimin e varrezave, pasi pretendojnë se nuk po respektohet distanca prej 100 metrash, duke iu afruar pranë banesave. Ata janë rikthyer në protestë para Bashkisë, pasi peticioni i dorëzuar rreth tre javë më parë nuk është marë në konsideratë dhe tre ditë më parë filluan punimet.



