48 raste të reja janë konfirmuar me Covid-19 brenda 24 orëve në Greqi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 743 persona.
Lajmi është konfirmuar nga profesori i sëmundjeve infektive, Sotiris Tsiodras. Ai, tha se deri më tani janë shënuar 20 viktima, me një moshë mesatare 78-vjeç.
Në total janë 743 raste të konfirmuara nga të cilat 134 janë shtruar në spital. 45 nga pacientët e trajtuar janë në terapi intensitve (ICU). Mosha mesatare e njerëzve në ICU është 68 vjeç, shumica janë burra me sëmundje bashkëshoqëruese.
Në të njëjtën kohë,Tsiodaras tha se ishte optimist për zhvillimin e pandemisë në Greqi.
"Duket se nuk kemi në një rritje të madhe eksponenciale, por duhet të presim," tha ai.
Greqia ka ndaluar qarkullimin në rrugët tokësore dhe detare, si dhe fluturimet me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, dhe Spanjën për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Athina zgjati edhe kufizimet e udhëtimit për në Itali. Austria mbylli shkollat e shumicën e dyqaneve, ndaloi grumbullimet me pesë persona dhe zgjeroi listën e vendeve me kufizime udhëtimi./Protothema/



