Trendi i ri pas karantinës

Trendi i ri pas karantinës

Pas tre muajsh izolim, fokusi ynë kryesor nuk ka qenë veshja, moda apo trendet e fundit dhe kjo për shkak të izolimit e të ankthit social që kushtëzon dëshirat tona.

Me lirimin e masave bllokuese, të gjithë dëshirojmë që daljet në publik t’i bëjmë në formën më të mirë të mundëshme!

Unë mendoj se do të shohim një rilindje në stilin e të veshurit. Njerëzit mezi presin të kenë një arsye për të dalë përsëri jashtë”, u shpreh Chrisman Campbell, një historiane e modës.

Ajo tha se ky moment i vështirë për jetën njerëzore në të gjithë botën, mund të krijojë stilin e ardhshëm për modelimin e veshjeve për njerëzit.

Me sa duket, ne do t’u themi mirupafshim thonjve të gjatë tek femrat dhe mjekrave të dendura tek meshkujt dhe e gjithë kjo për shkaqe higjienike.

Trendi i momentit, i imponuar edhe për shkak të kushteve higjieno-sanitare, që kompanitë e modës kanë zgjedhur të ndjekin për të mos falimentuar është krijimi i maskave të fytyrës.

Ato janë stiluar me ngjyra të ndryshme dhe me dizajne tepër moderne e kreative, pasi çdo njëri të nxitet për t’i mbajtur ato me dëshirë dhe jo t'jetë diçka që i privon nga të dukurit stil.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy