Nis hetimi për shitjen e maskave dhe dezifektantëve

Nis hetimi për shitjen e maskave dhe dezifektantëve

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur hetimet për abuzimet me çmimin e materialeve paramjekësore.

Hetimet e Autoritetit të Konkurrencës po zhvillohen për periudhën nga 1 janari 2020 deri më 31 maj 2020.

Ky hetim vjen pas dyshimeve për abuzim me çmimet e maskave, dorezave dhe alkoolit.

"Nisur nga disa shqetësime në masmedia dhe ankesave të paraqitura pranë Autoritetit të Konkurrencës mbi rritjen e çmimit të materialeve paramjekësore, Autoriteti i Konkurrencës në bazë të nenit 28 të ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar, realizoi një monitorim në këtë treg, i cili konsistoi në vlerësimin e sjelljes së ofruesve të këtyre materiale në të gjitha nivelet e tregtimit (shumicë dhe pakicë).

Monitorimi u fokusua në tregtimin e materialeve dezifektant duarsh, alkool dhe maska, për të cilat kërkesa konsumatore ka qenë në rritje si pasojë e situatës së krijuar nga virusi COVID-19", thuhet në vendim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy