Bektashinjtë festojnë Sulltan Nevruzin, politika uron në Kryegjyshatën Botërore

Bektashinjtë festojnë Sulltan Nevruzin, politika uron në Kryegjyshatën Botërore

Besimtarët bektashinj festojnë sot ditën e Sulltan Nevruzit, që njihet ndryshe si ditëlindja e Imam Aliut. Krahas qindra besimtarëve bektashinj, Kryegjyshata Botërore ka pritur sot edhe urimet e politikës.

Në një mesazh urimi gjatë vizitës së tij, presidenti Meta tha se kjo ditë sjell në vëmendje rëndësinë e bashkëjetesës dhe mirëkuptimit mes besimeve fetare

“Dija, urtësia dhe drejtësia janë tipare të patjetërsueshme të cilat kanë karakterizuar dhe çuar përpara bashkësinë bektashiane ndër shekuj të ndërthuara harmonikisht me ndjenjën e palëkundur të atdhedashurisë së pashtershme. Kjo ditë e bukur dhe ky manifestim i kapërcen kufijtë e kësaj qendre botërore, edhe kufijtë tanë kombëtarë duke dhuruar mesazhe të qartë mbi rëndësinë e bashkëjetesës dhe mirëkuptimit mes besimeve fetare, mes etnive, mes kombeve dhe vendeve për të ndërtuar së bashku një botë të paqtë dhe për të dhuruar më shumë dashuri mes njerëzve, më shumë mirëkuptim në gjirin e familjes dhe më shumë optimizëm në zemër të shoqërive tona modern”, tha ai.

Kryegjyshi botëror, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, kërkoi me shumë përkujdesje nga njerëzve në nevojë. “Të falemi për njerëzit e mjeruar dhe të vobektët e mbetur në mes të rrugëve pa plang e pa shtëpi, për jetimët dhe nënat e tyre.Zoti i bekoftë”, tha ai.

Ndërsa kreu i PD-së, Lulzim Basha, gjatë vizitës në Kryegjyshatën Botërore e lidhi 22 marsin edhe me realitetin politik të Shqipërisë në ditët e para të demokracisë.

“Gëzuar ditën e bekuar të Sulltan Nevruzit, ditëlindjen e imam Aliut. Është dita e dritës, që mundi errësirën. Ndaj i uroj besimtarëve qoftë kjo një ditë e ripërtëritjes së shpresës dhe optimizmit. Është po kështu dhe dita e 22 marsit ku qytetarët mposhtjen diktaturën 25-vjeçare, më të keqe, që varfëroi, shtypi jetët e miliona shqiptarëve. Është dita e një trumfi të madh. Është një thirrje dhe një bashkim për një zgjim të dytë të shqiptarëve, të mposhtim diktaturën e krimit. Për të marrë në dorë fatin tonë dhe për ta çuar Shqipërinë drejt destinacionit të saj hyjnor, mision i PD. Drejt Shqipërisë së lirisë, dinjitetit, dhe të punës. Gëzuar ditën e Sulltan Novruzit, gëzuar 22 marsin, ditën e paralajmërimit dhe bekimin për të nesërmen europiane për çdo shqiptar.”, tha Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy