Ndihma e parë/ Biba: Fëmijët mund të bëjnë telefonata dhe veprime të thjeshta. Dhënia e ilaçeve pak e komplikuar

Ndihma e parë/ Biba: Fëmijët mund të bëjnë telefonata dhe veprime të thjeshta. Dhënia e ilaçeve pak e komplikuar

Oltion Biba, përfaqësues nga “Kryqi i Kuq Shqiptar”, tregoi në emisionin “Zgjohu me Mcn” si t’i trajnojmë fëmijët që të japin ndihmën e parë. Biba tha se fëmijët mund të mësohen të kryejnë telefonata në numrat e emergjencës, të kërkojnë reagim të personit në një rast të fikti. Sa i takon dhënies së ilaçeve për prindrit apo persona të tjerë, Biba tha se rekomandohet vetëm në rastet kur fëmija është aq i rritur sa të dijë t’i përzgjedhë medikamentet. 

Mirë është që të mësohen gjërat bazike, si telefonata, ku një fëmijë mund ta kryejë në rast emergjence, pa kaluar te veprimet praktike. Dhënia e ilaçeve është pak e komplikuar, me përjashtim të rasteve kur prindi mund ta orientojë rreth ilaçit që i duhet ato momente. Për gjendjen e të fiktit, çdo fëmijë nëse e kupton se çfarë ka ndodhur, gjëja e parë që do bëjë është do kërkojë reagimin e personit, duke i folur, duke e prekur, duke e pickuar. Nëse s’marrim reagim gjuha mund të ketë bllokuar rrugët e frymëmarrjes. Është veprim fare i thjeshtë që mund ta bëjë çdo fëmijë që gjuha të lirojë rrugët e frymëmarrjes. Nëse edhe me lirimin e rrugëve të frymëmarrjes s’ka efektivitet, problemi është më i thellë, personi mund të ketë kaluar arrest kardiak dhe kalon përtej kompetencave të një fëmije. Për pjesën e ilaçeve nëse fëmija është aq i rritur sa të dijë të përzgjedhë medikamentet...sepse një ndryshim fare i vogël i ilaçit mund të sjellë probleme të mëdha. Prandaj është pak e vështirë për të thënë mësojini fëmijët me ilaçet”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy