Gjoni: Rënie graduale temperaturash në fundjavë, por korriku do jetë muaj i nxehtë

Gjoni: Rënie graduale temperaturash në fundjavë, por korriku do jetë muaj i nxehtë

Meterologia Anira Gjoni tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se pritet një rënie graduale e temperaturave gjatë fundjavës dhe fillimit të javës së ardhshme. Ajo bën me dije se piku është arritur më 2 korrik, ku temperatura maksimale në Shqipëri ka qenë 39 gradë. Megjithë rënien graduale të temperaturave korriku pritet të jetë një muaj i nxehtë. 

Na presin sërish ditë të nxehta edhe për këtë fundjavë, sërish temperatura të larta. Kulmi i kësaj vale të nxehtë u arrit në 2 korrik, ku temperaturat shkuan në 39 gradë. Të shtunë të diel presim që temperaturat maksimale të jenë 37, dhe më pas do kenë një rënie graduale, hëna 35, dhe e marta deri në 34 gradë. Korriku është muaji që merr vlerën më të lartë në temperaturën e ajrit, si në vlera absolute dhe mesatare, dhe i tillë presim të jetë ky korrik, një muaj i nxehtë dhe me mungesë reshjesh. Reshjet do jenë të pakta në sasi dhe lokale. Valë e të nxehtit që u përball vendi ynë gjatë këtyre ditëve, pikun e kishte të mërkurën. Gjatë ditëve në vazhdim do ketë rënie graduale”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy