Kosova dhe Bosnja, në mesin e vendeve që do të përfitojnë vaksina nga SHBA-ja

Kosova dhe Bosnja, në mesin e vendeve që do të përfitojnë vaksina nga SHBA-ja

Shtëpia e Bardhë e SHBA-së paraqiti dje planin e saj për shpërndarjen e 55 milionë dozave të vaksinave kundër Covid-19.

Në mesin e vendeve përfituese gjenden edhe Kosova dhe Bosnje e Hercegovina.

“Derisa vazhdojmë të luftojmë pandeminë COVID-19 në shtëpi dhe të punojmë për t'i dhënë fund pandemisë në të gjithë botën, presidenti Biden ka premtuar se Shtetet e Bashkuara do të jenë arsenal i vaksinave për botën”, tha përmes një deklarate Shtëpia e Bardhë.

Nga 55 milionë doza, 41 milionë do të shpërndahen përmes programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, rreth 14 milionë do të shkojnë në Amerikën Latine dhe Karaibe, 16 milionë në Azi dhe 10 milionë në Afrikë.

Pjesa e mbetur do të shpërndahet në bazë të “përparësive rajonale” në vende si Kolumbia, Argjentina, Irani, Ukraina, Bregu Perëndimor dhe Gaza.

Kosova dhe Bosnje e Hercegovina do t’i marrin vaksinat nga shpërndarja e drejtpërdrejtë.

Nuk është e qartë se sa vaksina do të përfitojnë këto dy vende dhe kur do të arrijnë ato.

Vaksinat janë pjesë e një kontingjenti prej 80 milionë sosh, që presidenti amerikan, Joe Biden, është zotuar se do t’i dhurojë për të ndihmuar luftimin e pandemisë.

Plani për shpërndarjen e 25 milionë dozave të para është bërë publik në fillim të këtij muaji.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy