
Dita Botërore e Artritit festohet çdo vit më 12 tetor për të përhapur ndërgjegjësimin për ekzistencën dhe ndikimin e sëmundjeve reumatike dhe muskulo-skeletale.
Dita Botërore e Artritit, e cila është vendosur që në 12 tetor të vitit 1996 mbështetet nga EULAR, i cili është organizmi më i lartë shëndetësor për sëmundjet e reumatizmës.
Kjo ditë është një iniciativë globale për të ndihmuar të gjithë njerëzit që vuajnë nga këto patologji dhe për t’i sensibiluar ato për t’u përkujdesur për shëndetin e tyre.
Sëmundjet reumatizmale inflamatore më të shpeshta janë: artriti reumatoid, spondiliti ankilozant, sëmundjet sistemike autoimune të indit lidhor, artriti reaktiv, artriti psoriatik, polimialgjia reumatika.
Sëmundjet reumatizmale joinflamatore më të shpeshta janë: sëmundjet degjenerative të kolonës vertebrale, osteoartrit, osteoporoza dhe fibromialgjia.
Sëmundjet reumatizmale prekin ¼ e popullsisë të Europës, rreth 120 milion njerëz. Mund të themi se pothuajse çdo familje në Europë ka një anëtar të saj me sëmundje reumatizmale. Këto sëmundje prekin si meshkuj ashtu edhe femra, të të gjitha moshave përfshirë edhe fëmijët. Megjithatë disa sëmundje reumatizmale janë më të shpeshta në disa grupe të caktuara njerëzish. Femrat janë më të prekura nga sëmundjet e artritit reumatoid, fibromialgjisë, lupusit, ndërkohë që meshkujt janë më të prekur nga spondiloartropatit dhe guta.



