Rakacolli: Nuk ka ndryshim të masave antiCovid, mbeten në fuqi ato aktuale

Rakacolli: Nuk ka ndryshim të masave antiCovid, mbeten në fuqi ato aktuale

Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur mesditën e sotme, lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi, ku ka njoftuar se nuk do të ketë asnjë ndryshim të masave anticovid që janë aktualisht në fuqi.

Sipas Rakacollit, të dhënat tregojnë e situata është e qëndrueshme dhe se për këtë do të vijojë zbatimi i  masave që janë në fuqi.

"Situata mbetet këtë javë relativisht e qëndrueshme, për këtë nuk do të ketë ndryshim të masave në fuqi. Ora policore nga ora 22 deri në 6 të mëngjesit. Përdorimi i maskave do të vijojë i detyrueshëm aty ku e kemi rekomanduar. Do vijojë të mos lejohet grumbullimi i më shumë se 50 veta, për aktivitete sportive e kulturore do organizohen në kapacitete jo më shumë se 30 e ambienteve dhe duke zbatuar protokollet e rekomanduara. Do vijojë njësoj rregulli i hyrjes në vendin tonë. Do të kërkohet prova e vaksinimit, kush nuk ka certifikatë vaksinimi, duhet të paraqesin provën e kalimit të sëmundjes brenda 180 ditëve, apo testin që janë të negativizuar. Ata që nuk kanë asnjë nga këto dokumenta është në fuqi vendimi për vetëkarantimin për 10 ditë", tha Rakacolli.

Më herët mjeku Dhimitër Kraja ka bërë me dije se ka një rritje të numrit të grave shtatzëna që po preken rëndë nga COVID, e ndërsa të shtruar në spital ka edhe 19-vjeçar.

Në 2 spitalet COVID ka 230 pacientë, kapaciteti është ende i disponueshme se 30% e mundësive të shtrimit është i lirë ende, të sëmurët vijnë kryesisht nga Tirana, Durrësi, Elbasani, por edhe nga rrethet. Ka 19-89 vjeç, por mbizotëron 65 vjeçare, ka më shumë raste të grave shtatzëna që vijnë me COVID, që kanë forma të rënda. Pjesa më e madhe e të shtruarve të pavaksinuar. Ka fatalitete nga rastet e vaksinuara, por janë shumë të pakt. 5.1 ose 5.4 raste në ditë”, tha Dhimitër Kraja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy