Hoxha: Për të njëjtën punë, trajtimi është ndryshe. Veliaj i vendosi pensionet në nivel minimal (VIDEO)

Hoxha: Për të njëjtën punë, trajtimi është ndryshe. Veliaj i vendosi pensionet në nivel minimal (VIDEO)

Eksperti i pensioneve Kujtim Hoxha thotë se ligji i sigurimeve shoqërore ka ndryshuar shumë herë ose thuajse ka ndryshuar totalisht.

Nga studio e “MCN Informacion” ai deklaroi se nëse analizohen të gjithë faktorët që kanë ndikuar në përkeqësimin e sigurimeve shoqërore dilet në konkluzionin se në 74 përfitimet e sigurimeve shoqërore ka jo vetëm kontradikta por edhe antikushtetueshmëri.

Hoxha akuzon ish-ministrin e Punës dhe Çështjeve Sociale, Erion Veliaj se i vendosi pensionet në nivel minimal.

Drupal Ad

Për habinë time nuk ka dalë askush që ta kërkojë në Gjykatën Kushtetuese.

Në të gjithë llojet e pensioneve ka një ndarje për t’i vënë në dy grupe qytetarët që kanë të njëjtin lloj përfitimi.

Ushtarakët janë ndarë në dy grupe, ata që kanë dalë në 1992 dhe ata që kanë dalë me ligjin e Erion Veliajt.

Këta të dy grupe pavarësisht se kanë bërë të njëjtën punë trajtohen ndryshe.

Skema e pensionit është që kush paguan më shumë duhet të marrë një pension më të lartë.

Del nevoja për ta ndryshuar këtë skemë dhe të bëhet harmonizimi i të gjithë faktorëve që ndikojnë në përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve.

Qytetarët pavarësisht kontributit që kanë dhënë të vijë në moment që të trajtohen për të jetuar normalisht.

Veliaj bëri ligjin famëkeq të 2013. Erion Veliaj i vendosi pensionet në nivel minimal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy