Maqedonia hap kufijtë me shtetet fqinje, kalimi pa testin PCR edhe nga Shqipëria

Maqedonia hap kufijtë me shtetet fqinje, kalimi pa testin PCR edhe nga Shqipëria

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme miratoi vendimin për hapjen e kufijve pa kushte (pa PCR test). Vendimi hyn në fuqi më 12 tetor.

Vendimi përfshinë hapjen e kufijve pa test PCR me Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Serbinë.

“Bazuar në të dhënat momentale, nuk ka rrezik për hapjen e kufijve. Në Bashkimin Evropian, lëvizja e qytetarëve bëhet pa testin PCR”, thuhej në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë të Maqedonisë.

Vendimin e njëjtë pritet ta marrin edhe Qeveritë e vendeve të rajonit. Deri tani Kosova dhe Mali i Zi janë deklaruar për heqjen e testeve. Për momentin, vetëm Shqipëria nuk ka kushte për PCR negativ.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy