Ferjolt Ozuni, ekspert turizmi, thotë se turzimi nuk duhet parë si një mënyrë e shpejtë për të bërë para, por si një sektor që garanton zhvillim të qëndrueshëm. Ozuni tha se bizneset që operojnë në këtë sektor duhet të ndërgjegjësohen dhe ta shohin turistin si investim, jo si një mjet fitimi të shpejtë.
Ky lloj turizmi sipërfaqësor kthehet në bumerang. Patëm rastin para tre vitesh më parë. U cilësuam si Maldivet e Europës. Po kur erdhën këtu e panë që me 10 euro nuk merrje dot as një pije. Por këta njerëz që erdhën, kur u kthyen u treguan të tjerëve që Shqipëria nuk është aq e lirë. Pra, italianët që ishin para 3 vitesh nuk janë më sot. Turistë me bukë me vete e kam përdorur për herë të parë në 2022. Ata vinin dhe bëheshin 4 veta për të marrë një picë. Ne edhe për ego nuk e bëjmë. Këta që po vijnë tani janë ndryshe. Por ne duhet të mësojmë si ta shesim Shqipërinë. Problemi është se ne nuk kemi aktivitetin. Çfarë ofrojmë? Në fshatrat më të humbur të Greqisë ka aktivitete.
Ai që i ka paratë për ta ngritur gjithë atë resort do fitim të shpejtë. Ndërgjegjësimi duhet të fillojë nga ne. Duhet ta shohim turistin si investim, pra duke i dhënë shërbimin e duhur, ai të na rikthehet prapë. Ne na intereson të marrim paratë dhe nuk e vrasim mendjen çfarë do të thotë ai.



