Mbi 700 pedagogë në mbarë vendin kanë firmosur një deklaratë përmes të cilës dalin në mbështetje të studentëve dhe i bëjnë thirrje kryeministrit Rama të dëgjojë thirrjet e tyre. Ata kërkojnë të ndalet dhuna dhe të ngrihet sa më parë një qeveri kujdestare për garantimin e stabilitetit në vend.



