Kanë rinisur tensionet mes protestuesve dhe policisë në qendër të Tiranës gjatë mbrëmjes së sotme.
Qytetarët kanë nisur marshimet nëpër rrugët e Tiranës, ku nuk kanë munguar tymueset dhe gazi lotsjellës.
Ndërkohë protestuesit kanë djegur koshat e mbeturinave në mes të rrugës, duke krijuar kaos në qendër të kryeqytetit.
Nga ana e saj policia ka nisur arrestimin e një pjese të protestuesve.



