Gjeneral Dedë Prenga kërkon që policia të tregojë kujdes dhe të mos kalojë kufijtë e protokollit.
Duke folur për “MCN Live”, ai u shpreh se policia ka gabuar në shumë hapa që ka ndërmarrë ndaj protestuesve.
Sipas tij, policia nuk është vetëm e Kryeministrit, por duhet të jetë në shërbim të qytetarëve.
RENEA është e pranishme për të shmangur çdo incident për informacionet që janë marrë. Kjo nuk është kalim mase. Se kalim mase është kur një qytetar goditet në trotuar duke shkuar në punën e tij.
Kryeministri nuk është vetëm i policisë dhe i rendit, por i motivoi për t’i shërbyer Kryeministrit. Kur Policia e Shtetit duhet të jetë në shërbim të shtetit dhe qytetarëve.
Policia duhet të qëndrojë e zonja me trupa rezervë për të ruajtur objekte të rëndësisë së veçantë.
Policia duhet të jetë e kujdesshme mos të kalojë kufijtë e protokollit. Policia ka gabuar në shumë hapa që ka ndërmarrë.



