Miratohet vendimi për shpërblimin prej 2500 € për punonjësit e policisë në frontin e protestës

Miratohet vendimi për shpërblimin prej 2500 € për punonjësit e policisë në frontin e protestës

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të hënë shpërblimin financiar për 2,750 punonjës të policisë për angazhimin e tyre në garantimin e rendit publik ndaj protestuesve.

 

Sipas vendimit, do të akordohen 740 080 000 lekë fond që do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2026.

 

Vendimi parashikon që Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit të përcaktojë listën e punonjësve përfitues, bazuar në dokumentacionin përkatës, si dhe të kryejë procedurat për dhënien e shpërblimit. Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

 

Kujtojmë se lajmi për shpërblimin e punonjësve të policisë që janë prezent në protestat e këtyre ditëve, u njoftua nga vetë kryeministri Edi Rama këtë të hënë në një konferencë për shtyp me Policinë e Shtetit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy