Nga e hëna në të premte, ora 17:15, në TemA TV
1001 NET
Një burrë që e ka humbur besimin te gratë…., një nënë e sprovuar nga jeta.
Pavarësisht kundërshtimeve të familjes së saj, Shehrazadja martohet me Ahmetin, djalin e një familjeje patriarkale me të cilin lind një djalë. Kur djali ishte 3 vjeç, Ahmeti vdes në një aksident automobilistik. Pasi mëson se djali i saj është me leucemi, Shehrazadja përpiqet me çdo kusht të gjejë trajtimin mjekësor për të cilin ai ka nevojë.
I pari që ajo kontakton për të marrë shumën e nevojshme për transplantin e palcës është vjehrri i saj, z. Burhan. Edhe pse një njeri i pasur, ai refuzon kërkesen e saj. Të njëjtin refuzim merr dhe nga bankat.
E vënë në vështirësi ajo i kërkon paratë në kompaninë ku punon. Por propozimi i drejtorit të saj per të kaluar një natë me të në këmbim të parave do të ndryshojë përgjithmonë jetët e tyre.
Një histori e fuqishme dashurie, një dramë sociale dhe një tregim i mirëfilltë jetësor



