Nga e hëna në të premte, ora 21:00. Premierë në TemA TV.
MEDCEZIR - BATICA
Seriali turk i vlerësuar me shume çmime të rëndësishme në Turqi është në thelb një rivënie e serialit amerikan “The O.C” qe tregon jetët e një grupi adoleshentësh dhe familjeve të tyre që jetojnë në lagjen më të pasur në bregdetin e Stambollit.
Jamani, një djalë i ri që jeton ne Tozlludere, një nga rrethinat e Stambollit, arrestohet dhe futet në burg së bashku me vëllanë e tij Kenanin. Atë mbrëmje ai u njoh pa dëshirë me krimin dhe dosja e tij e pastër u njollos. Ai takohet me avokatin e pasur Selim Serez. Selimi dallon se Jamani është një djalë i ri i pafajshëm e premtues. Pasi Jamani del nga burgu, ai zhytet edhe më shumë edhe pse përpiqet me cdo mënyrë të qëndrojë sa më larg. Selimi e sheh këtë gjë dhe i bën një ofertë. Në fillim Jamani nuk e merr seriozisht këtë ofertë por pasi kthehet në shtepinë e vet sheh se e ka te vështirë ta rifillojë jetën aty ku e la. Si perfundim Jamani pranon ofertën duke nisur kështu një jetë që iu ofrua nga dikush që e njohu ne rrethana te keqija. Duke mbajtur ne supe peshën e së shkuarës ai do të përballet me një jetë shumë herë më të vështirë se ajo që kishte në Tozlludere.



