Ish-anëtari i grupit legjendar The Beatles, Paul McCartney, ka befasuar fansat me postimin e tij të fundit në Twitter.
Ylli i rokut përmes këtij postimi ka konfirmuar se do të jetë pjesë e e filmit Pirates of Caribbean: Dead Men Tell No Tales” “Piratët e Karaibeve: Burrat e vdekur nuk tregojnë përralla”.
Këtë njoftim ai e bëri përmes posterit të personazhit të tij, ku 74-vjeçari është i veshur si pirat dhe gjithashtu i ka edhe flokët dhe grimin e piratëve.
Disney ka konfirmuar këtë lajm duke e shpërndarë postimin e yllit të rokut në faqet e rrjeteve sociale zyrtare të filmit.



