Ambasadat e huaja në Tiranë janë angazhuar për të ulur në një tryezë dialogu kryeministrin Edi Rama dhe përfaqësues të protestuesve, si hapi i parë për ti dhënë fund dhunës në vend. Ndërkohë Rama gjatë ditës së sotme i bëri thirrje organizatave jofitimprurëse që të japin shembullin e parë dialogut, ndërsa kreu i PD-së, Berisha i bëri thirrje ndërkombëtarëve të negociojnë për largimin e Ramës.



