Teologu Justinian Topulli, i ftuar për MCN tha se dhuna e protestës ka ardhur si pasojë e arrogancës së kryeministrit Edi Rama për 4 muaj rresht.
Sipas tij është qesharake të thuhet se në këtë protestë kanë lidhje argjinaturat e huaja, pasi nëse kjo gjë do të ishte e vërtetë për 4 muaj qeveria do i kishte identifikuar dhe arrestuar ata.
“Ishte e mundshme që mund të ndodhte diçka e tillë dhe indiferenca e kryeministrit mund të sillte edhe këtë reagim. Në thelb mendoj që protesta e dhunshme vjen prej arrogancës së kryeministrit Edi Rama.
Vetë kryeministri Rama para se të vinte në pushtet që nëse qeveria paraardhëse nuk ka arsye të qëndrojë në pushtet pas 8 vitesh nëse nuk ka rregulluar gjërat jetike. Ndërkohë vetë ai tani ka 14 vite dhe nuk ka rregulluar diçka.
Duke patur parasysh psikologjinë e këtyre protestuesve, kjo nuk ka kokë.
Këta kanë 4 muaj e gjysmë që thonë se pas kësaj proteste ka argjinatura të huaja, ky shteti ynë pse nuk mori informacione edhe për protestën e dhunshme. 4 muaj e gjysmë në një shtet pse nuk i ka patur këta persona, kjo është qesharake.”



