Veliaj e gdhin në PS, Rama hyn i heshtur në selinë rozë

Veliaj e gdhin në PS, Rama hyn i heshtur në selinë rozë

Kryeministri Edi Rama ka hyrë i heshtur në selinë rozë paraditen e sotme, për të pritur nga aty rezultatin e zgjedhjeve vendore.

Gazetarja e MCN Greta Bullari raporton zhvillimet nga selia rozë, e cila me rezultatet e deritanishme prin ndjeshëm ndaj opozitës.

Ndërkohë që nga dita e djeshme qëndron në godinën e Partisë Socialiste duke e gdhirë aty, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili kërkon mandatin e tretë për drejtimin e kryeqytetit.

Veliaj nuk është larguar gjatë gjithë natës, duke pritur hap pas hapi rezultatet zgjedhore.

Sakaq rreth orës 09.30 mbërriti në selinë rozë edhe kandidati për bashkinë Kolonjë Erion Isai, i cili pritet të jetë ndër të parët që do të shpallë fitoren në Partinë Socialiste.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy