Censura e informacioneve gjatë pandemisë në Shqipëri, Meta: Kërkohet reflektim serioz

Censura e informacioneve gjatë pandemisë në Shqipëri, Meta: Kërkohet reflektim serioz

‘Zëri i Amerikës’ dhe Departamenti Amerikan i Shtetit thonë kanë kritikuar qverinë për periudhën e koronavirusit. Më konkretisht, në një kronikë të përgatitur nga ‘Zëri i Amerikës’ thuhet se gjatë pandemisë istitucionet qeveritare kanë refuzuar të japin informacion për gazetarët dhe si rrjedhojë të informojnë publikun. Kryesisht bëhet fjalë për institucionet shëndetësore të cilat kanë përdorur burokracitë si justifikim.

Ndërkohë Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se qeveria nuk duhet të përdorin pandeminë si shkas për shtypjen e njerëzve dhe ideve.

Përsa më lart ka mbajtur një reagim presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, i cili me anë të një shënimi në ‘facebook’ thotë se është thellësisht i zhgënjyer nga konkluzionet e bëra sot publike nga "Zëri i Amerikës". Sipas Metës kjo është tepër e rëndë dhe kërkon menjëherë reflektim serioz.

“Thellësisht i shqetësuar nga konkluzionet e bëra sot publike nga ‘Zëri i Amerikës’ sipas të cilave ‘e drejta për informim nga administrata publike u vështirësua nga pandemia dhe se gjatë muajve të fundit gazetarët janë përballur në mënyrë të përsëritur me refuzim të institucioneve për të dhënë informacione me rëndësi për qytetarët’.

Pohimi i ekspertëve të medias në VOA se ‘kjo periudhë e jashtëzakonshme në Shqipëri është shoqëruar me një censurë të fortë informacioni’, është tepër e rëndë dhe kërkon urgjentisht reflektim serioz dhe të përgjegjshëm.

Gjendja e fatkeqësisë natyrore nuk mund të kufizojë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut siç është edhe drejta e lirisë së informimit.

Është e patolerueshme çdo mënyrë e drejtpërdrejt apo indirekte për të vendosur censurë paraprake mbi mjetet e informimit publik apo kufizuar lirinë e shprehjes.

Në këtë kuadër e përshëndes dhe e vlerësoj edhe qëndrimin e bërë sot publik nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ku ndër të tjera theksohej se ‘veprimet e qeverive kundër epidemisë së COVID-19, nuk duhet të përdorin sëmundjen si pretekst për shtypjen e personave ose ideve’,”-shkruan Meta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy