Këshilli Bashkiak i Cërrikut ka zgjedhur sot kryebashkiakun e komanduar. Kjo pasi kryebashkiaku i zgjedhur Andis Salla u bë Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nga kryeministri Edi Rama.
Ndërkohë që nga mbledhja e Këshillit Bashkiak u vendos që kryetar i komanduar i Cërrikut të bëhet Florenc Doko.
Doko ka mbajtur poste të tjera në bashki dhe institucione të tjera në Cërrik.



