Edvin Kulluri, përfaqësues i partisë së re “Djathtas 1912” tha në emisionin “Zonë e Lirë” se Mehmet Shehu ka qenë patriot gjatë luftës nacional-çlirimtare dhe më pas u bë pjesë integrale e diktaturës.
“Patriot deri në 28 nëntor, pastaj pjesë integrale e diktaturës. Në raport me shokun Enver ky ka luftuar. Deri në datë 28 lëvizja nacional çlirimtare në luftë kundër pushtuesit është komplet legjitime. Më pas janë pjesë e diktaturës më të ashpër në vend, ky Enveri. Nuk mund ta gjykojmë luftën nacional-çlirimtare si luftë të padrejtë. Pastaj që ka elementë të luftës civile, kjo është e qartë”.
Nuk është në të njëjtën linjë historiani Erald Kapri, i cili e konsideron Shehun “një vrasës gjakftohtë”, ku sipas tij "është e faktuar që ai ka vrarë shqiptarë në luftë, për motive politike”.



