Meta dekreton ligjin për "Lojërat e Fatit", nga 1 janari mbyllen kazinotë dhe bastet sportive

Meta dekreton ligjin për "Lojërat e Fatit", nga 1 janari mbyllen kazinotë dhe bastet sportive

Në një situatë aspak të qetë mes Prsidencës dhe Kryeministrisë me deklarata thumbuese ndërmjet njëra-tjetrës për mosdekretimine Sandër Lleshaj në krye të Ministrisë së Brendshme, pas dekretimit të Helidon Bendos në krye të SHISH, Ilir Meta ka ka vendosur që të dekretojë këtë të premte ligjin për lojërat e fatit të qeverisë, draft i cili duke nisur nga janari i 2019 do të mbyllë të gjitha pikat e basteve e kazinove, përveçse atyre në hotelet luksoze.

Presidenti i Republikës dekretoi ndryshimin e ligjit pas vendimit të marrë nga qeveria Rama.

"Shpalljen e ligjit nr. 75/2018 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.155/2015, “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, thuhet në dekretin e presidentit.

Duke filluar nga 1 janari i vitit 2019, nuk do të ekzistojnë më 10 kazinotë elektronike që funksiojnë në Shqipëri si dhe 4200 pika bastesh.

Ky veprim i qeverisë do t’i kushtojë buxhetit të shtetit rreth 3.5 mld lekë dhe përafërsisht 4500-5000 të papunë.


meta dekreti per lojerat e fatit

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy