Publikimi i pagave, Berisha: Rama kërkon të shpëtojë kokën e vet për inceneratorët, do sakrifikojë Beqen

Publikimi i pagave, Berisha: Rama kërkon të shpëtojë kokën e vet për inceneratorët, do sakrifikojë Beqen

Me publikimin e listës së pagave, sipas Sali Berishës, kryeministri Edi Rama po kërkon të shpëtojë “kokën” e tij për incenertorët. Nga emisioni “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Berisha u shpreh se publikimi i tyre është bërë për të zvogëluar krizën në PD, por në fakt siç thekson ai drejtoresha e AKSHI-t është njeriu që ka shtuar me 15 herë vjedhjet sekrete dhe për këtë Rama tha Berisha do të sakrifikojë Beqen.

“Kompania e tij siguron të dhënat e AKSHI-t, ose Beqja ose baxhanaku i Ramës që fitojnë bashkë tenderat. Ai ka marrë mbi 50 tendera”, Berisha .

Pjesë nga biseda:

Shpërndarja e pagave vjen nga Basha dhe është bërë për heqjen e vëmendjes nga ju. Kam një burim që vjen nga këtu?

Berisha: Për mua ky super skandal do çonte në dorëheqjen e qeverisë dhe unë kërkoj dorëheqjen e Ramës. Kjo ka zier nën kapak. Shkaku kryesor i nxjerrjes së tij është për të zëvendësuar hajdutin me thes tek inceneratorët, me hajdutin anonim ose hajdutin Arben Malavita. Për të thënë që nuk po vjedhim vetëm ne por janë edhe rrogëmëdhejtë. Asnji media serioze nuk e pranoi sapunin për djathë. Koka ishte një hajdut i dobishëm, përmes tij mund të vidhnin dhe të tjerë. Ky ka mbajtur një qëndrim të çuditshëm për aferat e inceneratorëve. Ata kanë thënë ti nxjerrim sepse kriza e PD zvogëlohet, por në fakt drejtoresha e AKSHI-t është njeriu që ka shtuar me 15 herë vjedhjet sekrete. Rama doli me të në krah. Rama kërkon të shpëtojë kokën e vet me inceneratorët dhe të sakrifikojë Beqen. Kompania e tij siguron të dhënat e AKSHI-t, ose Beqja ose baxhanaku i Ramës që fitojnë bashkë tenderat. Ai ka marrë mbi 50 tendera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy