Përpjekja e 40-të/ Edhe një dështim jubilar për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Përpjekja e 40-të/ Edhe një dështim jubilar për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës u mblodhën sot për herë të 40-të në sallën plenare, në përpjekje për të përmbyllur procesin e konstituimit të legjislaturës së re, më shumë se katër muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. 

Ky dështim jubilar vjen vetëm një javë pasi Gjykata Kushtetuese e detyroi Kuvendin që brenda 30 ditësh të përmbyllë procesin e konstituimit.

Seanca e sotme u përcoll me polemika mes kryesuesit të seancës, Avni Deharit, dhe përfaqësuesve të partive opozitare, të cilët në foltore nuk propozuan emra për komision, por i kërkuan Deharit që të ndalonte shkeljen e Kushtetutës. Përplasje pati edhe kur deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, propozoi emrin e Albin Kurtit, kryetarit të VV-së, për anëtar të komisionit për votimin e fshehtë.

Që nga data 15 prill, deputetët e zgjedhur janë mbledhur çdo dy ditë, por kanë dështuar ta konstituojnë Kuvendin. Fillimisht, Lëvizja Vetëvendosje, si partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, propozoi emrin e Albulena Haxhiut, por nuk mori shumicën. Më pas, kërkoi që të ndryshohej mënyra e votimit, duke kaluar në votim të fshehtë.

Seanca e ardhshme pritet të mbahet më 3 korrik, në orën 11:00.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy