12 miljet në det, Mitsotakis: Zgjerohemi në bazë të së drejtës ndërkombëtare

12 miljet në det, Mitsotakis: Zgjerohemi në bazë të së drejtës ndërkombëtare

Ndërsa Parlamenti grek pritet të votojë projektligjin për shtrirjen e ujërave territorial të Greqisë në 12 milje, kryeministri Kyriakos Mitsotakis tha se kjo do të bëhet duke ndjekur procedurat që bazohen në të drejtën ndërkombëtare.

Është hera e parë që nga viti 1947 që Greqia do të zgjerojë territorin e saj kombëtar sovran”, citohet Mitsotakis nga versioni në anglisht i “Kathimerini”-t.

Mitsotakis është shprehur se Greqia rezervon të drejtën për të zbatuar të drejtat përkatëse në Kretë dhe pjesë të tjera të territorit të saj.

Ai ka theksuar se vendi po e zgjeron territorin e tij sovran "pa aneksuar territor të huaj dhe as në kurriz të shteteve të tjera, por duke ndjekur procedurat që bazohen në të drejtën ndërkombëtare", duke iu referuar ligjit të Kombeve të Bashkuara për detin, që parashikon zgjerimin deri në 12 milje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy