Naço: Gabimi strategjik që dëmtoi LSI-në

Naço: Gabimi strategjik që dëmtoi LSI-në

Shkëputja nga koalicionet me PD dhe PS për të qëndruar në mes dhe për tu bashkuar me fituesin ka qenë gabimi strategjik që dëmtoi LSI-në sipas politikanit Nasip Naço.

I ftuar në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, Naço tha se nuk i ka asnjë borxh LSI pasi që prej fillimit i dha mandat LSI, për ta dyfishuar atë në 2013-ën dhe për të dalë forcë e dytë në 2017-ën duke lënë pas PD.

“Nuk ka qenë qëllimi im në vetvete të merresha me LSI-në. Unë kam qenë i vlerësuar nga LSI dhe Meta që më ftoi të kandidoja në 2009-ën dhe besimin e tij e kam justifikuar sepse nga 4 mandate 1 ishte në Berat dhe në 2013-ën e dyfishuam. Në 2017-ën morëm sërish 2 mandate. Më vonë ju e dini që nuk u orjentuam drejt, u shkëputëm nga kolaicioni me PS dhe PD, siç duket në atë kohë lidershipi ka menduar të fitojë kush të dojë dhe ne të ishim në mes. Për mua ky gabimi taktik. Pati një thyerje mes PS dhe LSI. Për mua nuk ka ekzistuar tradhti nga PS. Hyrja në parlament në 2017-ën, nuk u rreshtuam drejt. Rrinin në fund dhe rolin po e merrte Basha. Patëm probleme në parlament sepse LSI nuk ekzistonte, thjeshtë hynim e dilnim nga parlamenti. Më pas me dëshirën e PD u larguam nga parlamenti dhe ky qe gabim i lidershipit të LSI”, tha Naço

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy