Protesta e tretë kundër aferës "5D"/  Teliti: Të rezistojmë deri në dorëheqjen e kësaj klike. Blushi: Koha që populli të arrestojë të korruptuarit

Protesta e tretë kundër aferës "5D"/ Teliti: Të rezistojmë deri në dorëheqjen e kësaj klike. Blushi: Koha që populli të arrestojë të korruptuarit

Këshilltari i opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti tha gjatë fjalës së tij në protestën që po zhvillohet para Bashkisë Tiranë se me 30 milionë eurot që Veliaj i ka grabitur Tiranës mund të bëheshin kaq shumë gjëra.

Ai ftoi qytetarët që të rezistojnë deri në dorëheqjen e kësaj klike që ka pushtuar të ardhmen e Tiranës.

30 milionë euro që ka vjedhur Veliaj me bandën e tij mund t’i shërbenin shumë Tiranës. Do bëhej e mundur të paguheshin 8 vjet ushqime për çerdhet dhe kopshtet e gjithë Tiranës. Do mundej që të gjithë qytetarët të lëvizin dy vjet pa bileta autobusi. Do bëhej e mundur që të mbështetej biznesi dhe sipërmarrja. Këta nuk e duan Tiranën, e duan për të vjedhur dhe nuk i shohin aferat e tyre që hanë fiq pas kurrizit, por shohin ata që shesin kastraveca. Shohin atë që shet fara dhe ia sekuestrojnë por nuk shohin si vidhen 29 kontrata. Veliaj duhet të japë dorëheqjen se është autoriteti kontraktor i bashkisë. Të rezistojmë deri në dorëheqjen e kësaj klike që ka pushtuar të ardhmen e Tiranës.

Nga ana tjetër Tedi Blushi, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë tha në protesta se sot është koha që popullit të arrestojë të korruptuarit kudo që ndodhen.

Sot është detyra jonë t’i prijmë popullit, t’i dalim në ballë për të luftuar ne të parë. Jemi këtu sepse kemi mbështetjen tuaj, jemi përfaqësuesit tuaj dhe do të bëjmë gjithçka për të vënë drejtësi. Është koha që populli të arrestojë të gjithë të korruptuar që ndodhen. Do të jetë këtu bashkë çdo ditë. Sot asnjë nuk na ndal. Sot është koha ti japim fund fjalëve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy