Xhaçka- ministrit të Jashtëm të Sllovakisë: Lejoni një zyrë përfaqësimi të Kosovës në Bratislavë

Xhaçka- ministrit të Jashtëm të Sllovakisë: Lejoni një zyrë përfaqësimi të Kosovës në Bratislavë

Ministrja e punëve të Jashtme Olta Xhaçka ka pritur ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovakisë, Ivan Korčok, i cili viziton vendin tonë në kuadër të një turi rajonal në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Bashkëpunimi e mbështetja për procesin e integrimit të Shqipërisë dhe rajonit, dhe solidarizimi për përballimin e pandemisë globale Covid-19, kanë qenë temat e diskutimit mes tyre në këtë takim.

Xhaçka e ka falenderuar ministrin për mbështetjen e dhënë me 30 mijë euro për ndërtimin e një prej spitaleve Covid si dhe për mbështetjen në kuadër të rindërtimit.

Gjatë konferencës Xhaçka ka deklaruar se i ka kërkuar ministrit të Sllovakisë të lejojë mundësinë e një zyre të përfaqësimit të Kosovës në Bratislave, pavarësisht qëndrimeve të kundërta që ndajnë sa i përket statusit të Kosovës.

"E falenderoj për mbështjetjen që i ka dhënë Shqipërisë në mbështetjen në integrimin në BE.  Ndava kënaqësinë me vlerësimin e Shqipërisë. Niveli i demokracisë në vendet e rajonit ka pësuar një rënie të dukshme. E çmojmë faktin që Sllovakia po angazhohet kaq seriozisht në rajonin tonë në një kohë kur vëmendja e vendeve të tjera është te Covid.

Ne ndajmë qëndrime të kundërta sa i përket statusit të Kosovës, por innteres të përbashkët në kosolidimin e paqes.  Për këtë arye i kërkova të lejojë mundësinë e një zyre të përfaqësimit të Kosovës në Bratislave. Falenderojnë për donacionin 30 mijë euro për një nga spitalet për pandeminë", tha Xhaçka.

Nga ana tjetër ministri i Sllovakisë ka deklaruar se e mbështet procesin e integrimit të Shqipërisë duke thënë se vendi jonë ka bërë përpara në reforma.

Unë ju përgëzoj për  përparimin dhe jam i sigurt se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë pranë integrimit në BE.  Minstrja e përmendi Kosovën, e theksoj se Sllovakia s'e ka ndryshuar qëndrimin, mos njohjen e Kosovës. Ne po e ndjekim nga afër dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, tha Korcok.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy