Basha kujton Hajdarin: Amaneti i tij, thirrje për çdo shqiptar që e sheh të ardhmen të kërcënuar nga diktatura e korrupsionit

Basha kujton Hajdarin: Amaneti i tij, thirrje për çdo shqiptar që e sheh të ardhmen të kërcënuar nga diktatura e korrupsionit

Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka përkujtuar 26-vjetorin e vrasjes të heroit e demokracisë, Azem Hajdarin.

Me anë të një postimi në Facebook, ai shkruan se Azem Hajdari ishte dha gjithçka për Shqipërinë që ne ëndërrojmë: një vend të lirë, të drejtë dhe të barabartë për të gjithë.

Basha më tej thotë se amaneti i tij është një thirrje për çdo demokrat dhe çdo shqiptar, çdo të ri e të re që e sheh të ardhmen të kërcënuar nga diktatura e korrupsionit, të qëndrojë, të vazhdojë përpjekjet për lirinë, për të drejtat dhe për një të ardhme më të mirë.

26 vite më parë jeta dhe ëndrrat e tribunit të lirisë Azem Hajdari u prenë në mes.

Zemrat tona janë sot plot dhimbje dhe krenari, teksa kujtojmë Azem Hajdarin, heroin e demokracisë shqiptare.

I riu që u kthye në lider, lideri që kthye në simbol, simboli që u kthye në frymëzim, duke ndezur shpirtin e një kombi të tërë në kërkim të lirisë.

Azemi dha gjithçka për Shqipërinë që ne ëndërrojmë: një vend të lirë, të drejtë dhe të barabartë për të gjithë.

Amaneti i tij është një thirrje për çdo demokrat dhe çdo shqiptar, çdo të ri e të re që e sheh të ardhmen të kërcënuar nga diktatura e korrupsionit të qëndrojmë, të vazhdojmë përpjekjet për lirinë, për të drejtat tona dhe për një të ardhme më të mirë.

Edhe sot ne dhe çdo i ri frymëzohet nga guximi dhe vizioni i pavdekshëm i Azem Hajdarit. I paharruar kujtimi i tij!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy