Kërkesa e presidentit ukrainas Volodimir Zelenksi e artikuluar një ditë më parë në parlament, që Shqipëria të mbyllë portet për anijet dhe turistët rusë nuk gjeti mbështetjen e kryeministrit Rama. Pavarësisht mbështetjes ndaj Ukrainës, kreu i qeverisë tha se një vendim i tillë do të merret vetëm nësë është në të njëjtën linjë me Bashkimin Evropian.
Vendimet tona janë të linjëzuara me vendimet e Bashkimin Europian. Nuk ka një vendim të linjëzuar të Bashkimit Europian dhe për sa kohë nuk ka një vendim, ne jemi duke vazhduar me të njëjtën rrugë si vitet e shkuara. Në rast se do të ketë një vendim të linjëzuar, ne do të linjëzohemi me Bashkimin Europian”.
Polonia mirëpret të enjten konferencën e donatorëve për Ukrainën, ku Shqipëria do të marrë pjesë dhe do të ofrojë mbështetje monetare, vlerën e së cilës Rama e rezervoi për në konferencë.



