Avokati Besard Logu tha në studion e MCN Live se në kullën ku ishte Call Center që u godit nga SPAK ndodhej edhe ambasada izraelite.
Sipas Logut, një veprim i tillë s’mund të bëhej pa mbështetje nga politika.
Në këtë kullë ku gjendej ky Call Center ishte dhe ambasada e Izraelit. E kemi parasysh se çfarë sigurie ka kjo ambasadë. Të jesh pjesë e të njëjtin ambient do duhet të esh lidhje me politikën.
Duke pasur parasysh se cila ambasadë ishte dhe nivelin e sigurisë, çmoj se do kenë pasur suport të fort politik, jo vetëm policor. Përveç kësaj, sa i përket rrjedhjes së informacionit, referuar asaj që deklaron Le Iene, q ë në momentin që ka bërë kallëzimin në SPAK e deri në ndërhyrje kanë kaluar 1 javë. Duke pasur parasysh momentin e ndërhyrjes dhe kur kanë lëvizur, bëhet fjalë që informacioni ka rrjedhur nga institucioni që janë për ekzekutimin e vendimeve.
I pyetur për bastet ilegale, Logu tha:
Kryesisht ka prezencë të botës së krimit. Janë garanci që jepen, mënyra si mblidhen. Lojtarët lejohen të luajnë dhe të mos kenë para. Kanë disa grupe operacione që dalin mbledhin paratë me dhunë. Ka drama sociale, familje që shkatërrohen.
Të vazhdosh të lejosh zhvillimin e lojërave të fatit në mënyrë ilegale jo vetëm që i bën dëm buxhetit, por fuqizon botën e krimit dhe po ndikon tek dramat sociale.



