Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, tha sot pas mbledhjes së qeverisë se pas 3 marsit do ndalohet çdo procedurë rekrutimi e re në administratën shtetërore, gjatë periudhës zgjedhore.
Nga vendimi do përjashtohen rastet emergjente në fushat e infrastrukturës kritike, shëndetësisë, arsimit dhe mbrojtjes.
“Që prej datës 3 mars do të ndalohet çfarë do lloj procedurë rekrutimi, që të marrin në punë punonjës të rinj, procedurat e nisura duhet të përfundojnë. Në asnjë ministri, institucionet e varësive dhe në të gjitha ato shoqëria aksionere ku shteti është pronar nuk do ketë procedura të reja rekrutimi, vetëm për nevoja emergjente në fusha si infrastruktura kritike, shëndetësia, arsimi ose mbrojtja”.



