Balla paralajmëron Bashën: Mos i ço ndërmend ato qëndrime të papërgjegjshme

Balla paralajmëron Bashën: Mos i ço ndërmend ato qëndrime të papërgjegjshme

Deputeti socialist Taulant Balla ka folur nga Librazhdi për deklaratat e kryedemokratit Lulzim Basha për bllokimin e rrugëve ditën e hënë.

Ai ka sugjeruar të mos merret seriozisht por njëkohësisht paralajmëron kreun e PD-së të mos i shkojë në mend të bllokojë rrugët sepse shqiptarët kanë plot halle. Ai i ka cilësuar si të papërgjegjshme deklaratat e Bashës dhe thotë se cdo përpjekje për destabilizim është kundër interesave të Shqipërisë.

“Lojërat e vitit 1997 dhe rreziqet që ato mbartin në vetvete nuk duhen rikthyer më në Shqipëri. Shqiptarët nuk meritojnë të kenë drejtues politikë të cilët vënë interesin e tyre politik mbi interesin e Shqipërisë sepse interesi politik i Lulzim Bashës sot është mospjesëmarrja në zgjedhje për shkak të frikës nga Vettingu dhe frikës nga rezultati i zgjedhjeve.
Të kesh frike nga vota e popullit do të thotë të mos dish të respektosh popullin tënd, atë popull që të ka dhënë mandatin për të qeverisur.
Edhe pse nuk i marr seriozisht deklaratat e Lulzim Bashës dua t’i them se është mirë të mos i çojë ndërmend ato deklarata të papërgjegjshme që ai i hedh si shashka. Shqiptarët sot kanë nevojë për vende pune dhe kush është kundër Vettingut edhe kundër vendeve të punës së shqiptarëve; kush është për qeveri teknike është kundër ekonomisë së Shqipërisë, çka do të thotë sërish kundër vendeve të punës.
Të mos ta çojë ndërmend Lulzim Basha të bllokojë rrugët sepse shqiptarët kanë plot halle, njerëzit duhet të shkojnë në punë, në shkolle apo në spitale. Çdo përpjekje për destabilizim është kundër interesave të Shqipërisë”, ka deklaruar Balla.

Lulzim Basha deklaroi mbrëmë se opozita e bashkuar me në krye Partinë Demokratike të Shqipërisë ka vendosur intensifikimin e protestës qytetare në të gjithë Shqipërinë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy