Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferraj, thotë se Edi Rama nuk është i ngjashëm me askënd por unik në degradimin e skandaleve dhe prodhimin e një farë venitje të të gjithë shoqërisë dhe se ka ngritur një autokraci të pështirë.
Në emisionin "Arnautistan" në MCN Tv, Xhaferraj tha se politika qëndron për të ecur përpara vetëm në funksion të qëndrimit në karrige të atij që është dhe jo në funksion të shoqërisë.
Rama gjithmonë investohet që ai që e konkurron të mos jetë më i mirë se ai. Faktet tregojnë me skandalin McGonigal që ai është tërësisht përgjegjës për rrënimin e opozitës.
I ndihmuar dhe nga Berisha, zoti Rama bën një klimë që nuk bën të mundur zbulimin e skandalit. Në mes të nëntorit Nick Muzin lobuesi i PD dorëzon në departamentin e drejtësisë paratë që kishte marrë nga PD.
Në nëntor McGonigal vjen në Shqipëri dhe këtu sipas akt-akuzës nr.1 i kërkohet nga qeveria shqiptare të përfshihet në lobuesin e opozitës.
Si Berisha dhe Basha nuk kanë sqaruar burimin e vërtetë të këtyre parave. Në muajin mars, media fillon shantazhin karshi opozitës.
Në shkrimin e New York Times thuhet se McGonigal u përdor për interesat e një partie që ishte kundërshtare e Kryeministrit.
Është përdorur për të lobuar kundër PD. Ka pasur si objektiv dëmtimin e opozitës dhe minimin e demokracisë.



