Pjetri: Lëvizja e nisur nga Salianji s’është për arsye personale, synimi ringritja e PD (VIDEO)

Pjetri: Lëvizja e nisur nga Salianji s’është për arsye personale, synimi ringritja e PD (VIDEO)

Kandidati i Partisë Demokratike në Durrës, Ndrec Pjetri, thotë se takimet e nisura nga Ervin Salianji me strukturat, janë forum ku mblidhen të rinjtë dhe japin mendimin e tyre për reformimin e partisë.

 

Nga studio e “MCN Live”, ai deklaroi se nuk është lëvizje për arsye personale, por për të ringritur Partinë Demokratike. 

 

Kjo nuk është lëvizje apo fraksion, Salianji apo Alimehmeti, është një forum i mendimit konstruktiv. Është një forum ku të rinjtë intelektual mblidhen dhe japin mendimin e tyre dhe unë kam bindjen e plotë se kjo do kthehet në ide dhe strategji për ringritjen e Partisë Demokratike.

 

Lëvizja nuk është për qëllime personale. Duhet të jetë më e strukturuar dhe më e organizuar. Por ne po përpiqemi të bëjmë diçka mirë. Ku është PD sot? Ne jemi praktikisht nën një regjim. 

 

Pardje kemi qenë me demokratët në Gjirokastër dhe gjithë demokratët në bazë por edhe qytetarët që nuk kanë interesa me pushtetin, e përgëzojnë këtë lëvizje. Nuk e kemi luksin për të bërë një luftë të brendshme. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy