Roth me shoqërinë civile: Shqipëria meriton hapin e radhës drejt integrimit evropian

Roth me shoqërinë civile: Shqipëria meriton hapin e radhës drejt integrimit evropian

Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, ka zhvilluar një takim me aktivistë të shoqërisë civile në Tiranë, ku ndër temat e trajtuara kanë qenë ato të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe diversitetit social në Shqipëri.

Hapi i radhës drejt Bashkimit Evropian, ka qenë i theksuar në postimin që ministri gjerman ka vendosur në Twitter.

“Shqiptarët meritojnë hapin e radhës drejt integrimit evropian”, shkruan ai.

Këtë fakt, ministri e ka theksuar edhe gjatë konferencës së përbashkët me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, më 27 maj.

Vitin e fundit pandemik nga ana tjetër, Roth e ka cilësuar të vështirë, mbi të gjitha për lëvizjet popullore.

“Pata një shkëmbim të frytshëm me aktivistë të shoqërisë civile në Tiranë. Folëm mbi zgjedhjet dhe demokratizimin. Për lëvizjet popullore, ka qenë vit i vështirë për shkak të pandemisë”, shkruan ministri gjerman. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy